Basketboll meshkuj/ Besëlidhja-Tirana, betejë edhe në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 16:58

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja-Tirana, betejë edhe në finalen e Kupës

Ashtu sikurse në fina let e titullit në edi cionin e kaluar, Besëlidhja dhe Tirana do të matin forcat për një tjetër trofe, teksa sot në orën 18:00 në sallën “Feti Borova” do të përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë. Lezhjanët dhe kryeqytetasit kaluan mbrëmë me sukses provat e gjysmëfinaleve, teksa mposhtën përkatësisht Vllazninë dhe Kamzën me rezultate të thella treshifrore.

BASKET, BESELIDHJA TIRANA

BESËLIDHJA-VLLAZNIA – Lezhjanët e Afrim Bilalit vijojnë serinë e paraqitjeve të shkëlqyera sezonale, duke likuiduar edhe Vllazninë me rezultatin 106-89 (27-17, 29-22, 24-25, 26-25) në derbin e veriut, të vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një takim pa shumë histori, i udhëhequr nga fillimi e deri në fund nga Besëlidhja.

Vllaznia provoi të reagonte disi në periodën e tretë, por jo aq sa për ta vënë në diskutim suksesin e lezhjanëve. Njeriu i ndeshjes ishte Julian Hamati, protagonist me një paraqitje fantastike, duke regjistruar 29 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime. Ndeshje e shkëlqyer edhe nga amerikani Blake Marquardt, autor i 29 pikëve dhe 6 kërcimeve. Për shkodranët spikatën amerikani Tucker me 26 pikë e 9 kërcime si dhe Rakaj me 20 pikë e 7 kërcime. Tashmë Besëlidhja për herë të parë në historinë e klubit do të luaj në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku do të kërkojë sigurisht fitimin e trofeut.

KAMZA-TIRANA – Në takimin e dytë të luajtur mbrëmë në “Feti Borova”, gjithçka e thjeshtë edhe për kampionët e Shqipërisë në gjysmëfinalen ndaj Kamzës. Tirana u shfaq dominuese në çdo drejtim. Bardheblutë triumfuan 66-106 (13-32, 16-24, 18-21, 19-29), duke komanduar në çdo periodë. Plot 40 pikë diferencë, që tregojnë më së miri superioritetin e skuadrës së Erkand Karajit.

Një Tiranë që po tregon rritje të ndjeshme në lojën e saj në daljet e para të 2024-ës, ndërsa në gjysmëfinalen e djeshme doli në pah edhe një herë pika më e fortë që e ka karakterizuar gjithnjë skuadrën, loja e grupit, me plot 49 pikë që erdhën nga pankina. Gerard Davis me 28 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime ishte më i miri në radhët e bardhebluve, ndërsa Isayas Aris u prezantua me 17 pikë dhe 6 kërcime në ndeshjen e tij debutuese me Tiranën.

Nga tjetër, Kamza e Eni Llazanit për asnjë moment nuk ishte në gjendje që ti përgjigjej ritmit dhe nivelit të kundërshtarit, ndërsa Keyes me 15 pikë e 10 kërcime si dhe Namdar me 15 pikë ishin lojtarët me rendimentin më të lartë.

a

b

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"