Basha pret Uldedajn: Bashkia, premio për medalistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2014 | 12:45

Basha pret Uldedajn: Bashkia, premio për medalistët

Uldedaj dhe BashaKryebashkiaku Lulzim Basha priti dje medalistin europian të bronztë, Jurgen Uldedaj. Duke e përgëzuar boksierin Uldedaj, i cili është edhe boksier i Tiranës, kreu i Bashkisë shprehu kënaqësinë për përfaqësimin dinjitoz që sportistët e Tiranës po i bëjnë Shqipërisë. Basha ka premtuar dhënien e një shpërblimi për boksierin Uldedaj dhe një kujdes të veçantë nga Bashkia. Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, e cila është e para pas zhbllokimit të buxhetit, kryebashkiaku Basha ka propozuar dhënien e shpërblimit edhe për sportistët e tjerë të klubit Tirana që kanë marrë medalje në kompeticionet ndërkombëtare. “Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që varet prej saj, për të mundësuar ecurinë pozitive të sportistëve të klubit Tirana”, deklaroi Kryebashkiaku i Tiranës. Më pas, Uldedaj u prit nga presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, i cili theksoi se është një nga politikat prioritare të KOKSH-it përkrahja e talenteve të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"