Bardhi: Ky momenti i Mamurrasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2012 | 13:27

Bardhi: Ky momenti i Mamurrasit

Mamurrasi ka udhëtuar dje drejt Sarandës për të zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme, pas fitores në mesjavë ndaj skuadrës së Adës së Velipojës. Drejtuesit e skuadrës së Mamurrasit e konsiderojnë një moment shumë të mirë këtë që po kalon skuadra dhe nuk duan që të ndalen. Trajneri Sinan Bardhi, në lidhje me këtë sfidë, shprehet: “Do të shkojmë në këtë ndeshje për të luajtur futboll, pavarësisht se kemi përballë një skuadër të mirë siç është Butrinti dhe që gjithashtu ka pretendimet e veta. Por, ne si skuadër jemi të karikuar pas rezultateve të kohëve të fundit. Mendoj se do të vazhdojmë në këtë rrugë që kemi nisur”, – përfundon tekniku i Mamurrasit.
Shkëlqim Zani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"