Barcelona në kërkim të një mbrojtësi, “piketohet” lojtari i Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2019 | 19:43

Barcelona në kërkim të një mbrojtësi, “piketohet” lojtari i Milanit

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë, dhe mesa duket atë e ka gjetur tek Milani.rodrigez

Bëhet fjalë për Rikardo Rodrigez, të cilin drejtuesit katalanas e shikojnë si një alternativë shumë të mirë të Xhordi Alba. Pas një transferimi të mundshëm të Nejmar, tek Barcelona do të mundohen të bëjnë një merkato jo me shumë shpenzime.

Mbrojtësi zvicerian shihet si një alternativë shumë e mirë, edhe për faktin se ka një çmim të arsyeshëm.Milan-il-futuro-di-Ricardo-Rodriguez-nelle-ultime-di-calciomercato-offerta-di-30-milioni-del-Psg

Ai vlerësohet nga kuqezinjtë rreth 15 milionë euro, dhe pikërisht kjo shifër nuk pritet të jetë problem për katalanasit. Javën e ardhshme pritet të nisin edhe negociatat, për transferimin e 26-vjeçarit në “Kamp Nou”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"