Barazimi me Apoloninë, flet trajneri i Tërbunit: Dobët, disa lojtarë ishin në hije!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 11:24

Barazimi me Apoloninë, flet trajneri i Tërbunit: Dobët, disa lojtarë ishin në hije!

Alert Alcani “qan” pikët e lëna në shtëpi ndaj Apolonisë, takim ku përfundoi me rezultatin 1-1. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Tërbunit tha:

alert alcani

“E kishim vlerësuar maksimalisht këtë takim, nga i cili prisnim të merrnim fitoren. Luanim në fushën tonë dhe para tifozërisë sonë, ndaj nuk më erdhi mirë që nuk arritëm të shkonim më larg se një barazim.

Në këtë ndeshje u ndje shumë mungesa e Tafilit, pa llogaritur Rezin. Të dy janë shumë të rëndësishëm për ne. Pësuam gol që në të gjashtë dhe të mitë më befasuan për keq.

Disa lojtarë qëndruan në hije dhe jam i pakënaqur nga loja, që ishte e dobët. Sulmuesi Hysa ishte shumë në formë dhe dha maksimumin, së bashku me portierin Vata për 90 minuta”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"