Bajerni humb dy lojtarë pas fitores me Këlnin, Tuhel: Mbrojtja më bindi para Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 9:17

Bajerni humb dy lojtarë pas fitores me Këlnin, Tuhel: Mbrojtja më bindi para Arsenalit

Bajern Mynih e kreu me sukses detyrën në takimin e javës së 29- të në Bundesligë, ndonëse titulli ka përfunduar në duart e Bajer Leverkusen. Të besuarit e Tomas Tuhel u mjaftuan me golat individual të Rafael Guerreiros dhe “plakushit” Tomas Myler për të zgjidhur ndeshjen. Edhe pse në dukje dueli në fjalë nuk la ndonjë verdikt përcaktues, për Tomas Tuhel nuk rezultoi kështu. Ai u shpreh mjaft i lumtur me kompaktësinë e prapavijës:

tuhel

“Ne morëm rezultatin e dëshiruar. Koha të përgatisim me qetësi ndeshjen e ditës së mërkurë. Aty është finalja e vërtetë. Nuk është e lehtë të mbash ritmin e lartë kur rivali e ka siguruar titullin. Gjithsesi, vlerësoj së tepërmi mbulimin e mbrojtjes. Paraqitje e nivelit të lartë. Kurrë nuk jemi shfaqur aq të përpiktë në menaxhimin e kundërsulmeve dhe topave të gjatë. Nëse mbajtëm të njëjtën panoramë në prapavijë edhe ndaj Arsenalit, i bindur se do kualifikohemi. Pres shumë prej sulmuesëve. Në përballje të mëdha episodet vendosin, prandaj duhet të jemi preciz. Më vjen keq për Komanin, tashëm ai do të pushojë disa javë. Nuk kemi një datë fikse se kur do jetë në gjendje të zbresë sërish në fushë. I urojmë shërim të shpejtë”, përfundoi Tomas Tuhel. Liga e Kampionëve ka mbetur i vetmi kompeticion ku Herri Kejn mund të thyejë mallkimin e trofeve dhe Bajerni të ngrejë pas 4 vitesh pritje trofeun më të lakmuar në rang klubesh përgjatë kontinentin të vjetër.

TË DËMTUARIT – Lëndimet janë bërë temë e zakonshëm në grupin e Bajern Mynih përgjatë ciklit aktual. I fundit në listë është Kingsli Koman. Në minutën e 50’, anësori francez u detyra të largohet nga fusha pas problemeve muskulore. Edhe pse ai nuk pati kontakt me kundërshtarin, vendosja e gabuar e këmbës, ka ndikuar të mungojë për disa javë, çka e mbyll përfundimisht shansin që Kingsli të inkuadrohet në takimit e kthimit në Champions.

Bavarezët, përmes njoftimit zyrtar, nuk e kanë përcaktuar fiks periudhën e riaftësimit, por saktësohet se do të mungojë në duelin me “topçinjtë”. Serzh Gnabri po ashtu është i padisponueshëm. Të dy lojtarët në fjalë kanë eksperiencë të mjaftueshëm për të marrë rol protagonisti në sfida kaq të rëndësishme dhe mungesa nënkupton humbje në fazën ofensive. Lajmi i mirë përkon me portierin Manuel Nojer dhe Aleksandër Pavloviç. Ata janë evidentuar në gjendje të mirë fizike, madje talenti gjerman u pa në fushë për disa minuta kundër Këlnit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"