Bajerni e zyrtarizon në krye të ekipit, Hejnkes: Nuk do isha rikthyer për asnjë klub tjetër në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 16:35

Bajerni e zyrtarizon në krye të ekipit, Hejnkes: Nuk do isha rikthyer për asnjë klub tjetër në botë

Zërat qarkullonin prej ditësh në mediat gjermane se do të ishte Jup Hejnkes trajneri që do të zëvendësonte të pushuarin nga puna Karlo Ançeloti, dhe tashmë gjithçka është zyrtarizuar.

hejnkes

Kampionët gjermanë zyrtarizuan ditën e sotme 72 vjeçarin në krye të pankinës.  “Nuk do isha rikthyer në asnjë klub tjetër në botë, por te Bajerni puna është edhe dashuri për mua. Skuadra dhe unë do bëjmë gjithçka që kemi mundësi që të rikthehemi të suksesshëm sa më shpejt të jetë e mundur. Po pres me padurim të marr në dorë detyrën e re”, – u shpreh Jup Hejnkes, pak çaste pasi ishte zyrtarizuar.

Tashmë pritet shumë nga Hejnkes për të larguar këtë situatë të vështirë që po kalon klubi i Mynihut. Pas shkarkimit të Ançelotit, ishte Uilli Sanjol ai që zhvilloi vetëm një ndeshje si trajner i përkohshëm në stolin bavarez. Momentalisht Bajerni gjendet në vendin e dytë në Bundesligë, 5 pikë pas Dortmundit kryesues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"