Asllani tregon emocionet e golit të parë zikaltër: E prisja prej kohësh, jam tifoz i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 23:03

Asllani tregon emocionet e golit të parë zikaltër: E prisja prej kohësh, jam tifoz i madh

Kristjan Asllani ishte protagonisti absolut i ndeshjes së sotme mes Interit dhe Xhenoas, duke shënuar golin e avantazhit të skuadrës së tij, i pari në karrierë për të si zikaltër. Ndaj ishte e natyrshme që pas ndeshjes, kamerat e “Sky Sport” intervistuan pikërisht mesfushorin shqiptar që tregoi emocionet e tij.

bandicam 2024-03-04 22-51-58-258

“Kjo fitore sidomos ishte e rëndësishme, se ata erdhën këtu si një skuadër që lufton për mbijetesë, por që ka shumë pikë. Ata bëjnë futboll të mirë, na vunë në vështirësi. Në pjesën e dytë pësuam gol që mund të shmangej, por ishim të aftë të vuanim si skuadër.

Ndoshta kishte pak lodhje, megjithatë të rëndësishme ishin tre pikët se e dinim që mund të shkëputeshim më shumë dhe u treguam të zotë.

E dimë që është një avantazh i rëndësishëm por si themi ne gjithmonë, përpara kemi Bolonjën, do shkojmë me dëshirën për të bërë tre pikët.

Goli i parë? ia dedikoj sidomos familjes time, por edhe këtyre djemve që më ndihmojnë çdo ditë. Erdhën të më përqafojnë të gjithë pas golit. Barela, Lautaro, ishin të gjithë të lumtur. Të them të drejtën e prisja prej kohësh, e prisja në “San Siro” se jam tifoz i madh dhe për mua është një emocion i veçantë”, tha ai pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"