“Asgjë nuk ka mbaruar”, Mema pas barazimit me Partizanin: I kënaqur sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 15:25

“Asgjë nuk ka mbaruar”, Mema pas barazimit me Partizanin: I kënaqur sepse…

Kastrioti dhe Partizani ndanë pikët ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës ka folur edhe trajneri i krutanëve Ardian Mema.

mema

“Unë kam 1 muaj që punoj me ekipin dhe e di ndryshimet e trajnerëve, mënyrën si i sheh gjërat dhe punon, nëse e shoh një ekip që nuk qarkullon topin ose të bashkëveprojnë. Kjo punë do jetë dhe në vazhdimësi. Por asgjë s’ka mbaruar, do vazhdojmë ende, ky barazim më jep mua spunto dhe besim tek djemtë sepse u përballëm me kreun. Jam i kënaqur nga puna, edhe barazimi më kënaq me Partizanin. Edhe ndeshjet e tjera shpresoj të vazhdojmë kështu.

Ishim nën presion nga Skuka, lojtarët nuk bashkëvepruan. Futbolli është kohë dhe nuk të fal, kur jemi në situata të tilla dhe kemi objektiv mbijeteseën dhe s;duhet të humbasim përqëndrimin”, u shpreh Mema në një pronocim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"