As te Juventusi dhe as te Interi, Tonali dëshiron të luajë krah …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 22:45

As te Juventusi dhe as te Interi, Tonali dëshiron të luajë krah …

Sandro Tonali është një nga mesfushorët e rinj italian që ka çmendur të gjithë skuadrat e mëdha me talentin e tij, prandaj dhe shumë prej tyre janë vënë në lëvizje për ta bindur t’i bashkohet.

sandro tonali

Ndër këta skuadra të interesuara janë dhe Juventusi me Interin, por Tonali e ka bërë zgjedhjen e tij, pra ai dëshiron të luajë krah Lionel Mesit te skuadra e Barcelonës, raporton spanjollja “Don Balon”.

tonali-2

Po i njëjti burim sqaron se për këtë arsye mesfushori i Breshias i ka thënë jo Juventusit, ndërsa Interin e konsideron si opsion nëse dështon t’i bashkohet blaugranasve.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"