Armando Sadiku më në fund është kampion! Merr trofeun në Indi falë fitores dramatike ndaj rivalëve në javën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 23:50

Armando Sadiku më në fund është kampion! Merr trofeun në Indi falë fitores dramatike ndaj rivalëve në javën e fundit

Armando Sadiku ka festuar një titull kampion për herë të parë në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares, është shpallur kampion me ekipin e Mohun Bagan në Indi, falë një triumfi në javën e fundit ndaj skuadrës së Mumbai që kishte kryesuar kampionatin deri më sot.

sadiku

Mohun Bagan, me Sadikun titullar, triumfoi në ndeshjen e luajtur në Kalkuta me rezultatin 2-1, në duelin direkt ndaj ekipit që kishte 2 pikë avantazh në renditje dhe e kaloi në fotofinish për t’i rrëmbyer titullin kampion në sezonin e rregullt.

Kështu, Mohun Bagan u shpall kampion dhe për Sadikun, ky ishte trofeu i parë i kampionatit që festonte në karrierën në elitë, pasi kishte siguruar më parë vetëm Kupa në Zvicër. Sadiku e mbylli sezonin e rregullt me 8 gola të shënuar dhe 1 asist me fanellën e Mohun Bagan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"