Armando Cungu në debutim, sot Laçit i duhet një mrekulli ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 10:13

Armando Cungu në debutim, sot Laçit i duhet një mrekulli ndaj Egnatias

Armando Cungu do të debutojë sot në stolin e Laçit, pas rikthimit të tij në krye të këtij ekipi.MixCollage-05-Mar-2024-09-56-AM-6486

Koha është shumë e shkurtër në dispozicion të trajnerit shkodran, sepse ai i ka drejtuar kurbinasit vetëm dy ditë në stërvitje, megjithatë duhet të bëjë maksimumin në Rrogozhinë. Misioni i kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipëri dyfish i vështirë: Laçi ka humbur 0-1 në ndeshjen e parë dhe përballet me ekipin që kryeson Superioren në transfertë. Por futbolli ka edhe surpriza dhe kurbinasit do të tentojnë të realizojnë një të tillë, nëse do të kenë edhe pak fat.

Jo pak vendimtar në ndeshjen e sotme është edhe faktori psikologjik, pasi Laçi ka shumë lojtarë të rinj në përbërje dhe ndoshta kanë marrë një goditje pas humbjes së fundit në kampionat, që solli edhe ndryshimin e trajnerit. Kurbinasve u duhet të bëjnë vërtet një mrekulli sot në stadiumin e Egnatias për të mbetur në lojë për Europën këtë sezon.

Nëse ia dalin të eliminojnë Egnatian, mund ta ndryshojnë fatin e këtij sezoni me shumë ulje-ngritje. Trajneri Armando Cungu do të luajë ‘kartat’ e veta me qëllimin për ta nxjerrë ekipin nga kriza.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"