Andi Prifti premton “mur” ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2014 | 9:55

Andi Prifti premton “mur” ndaj Dinamos

Andi Prifti, ApoloniaApolonia do përballet këtë fundjavë ndaj Dinamos, në një sfidë ku do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Mbrojtësi Andi Prifti, në lidhje me këtë sfidë tha: “Jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë që paraqet kjo përballje, por ne do të shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv, që për ne nënkupton fitoren. Ne si lojtarë jemi betuar se në këto ndeshje të mbetura që janë si finale, të japim maksimumin, duke mos toleruar në lojën tonë. Shpresojmë gjithashtu që fati të jetë me ne, që të arrijmë një rezultat pozitiv për të ruajtur diferencën e pikëve të krijuar me vendin e tretë dhe për të bërë një tjetër hap të sigurt drejt Superiores. Unë dhe shokët e tjerë të repartit të mbrojtjes do të bëjmë gjithçka për ta ruajtur portën të paprekur”.
M.Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"