Ançeloti merr me vete edhe të pezulluarit, sa shumë yje rrezikojnë në rast kartoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 21:21

Ançeloti merr me vete edhe të pezulluarit, sa shumë yje rrezikojnë në rast kartoni

Karlo Ançeloti njihet për faktin se di gjithmonë të krijojë grup, madje skuadrat e tij shpesh etiketohen si një familje e fortë.

ancelotti

Dhe të njëjtën gjë trajneri italian i Realit tregon edhe për transfertën në Mançester. Ai ka vendosur që përveç titullarëve e pankinave të marrë më vete edhe të skualifikuarit (në këtë rast francezin Tçuomeni), por edhe lojtarët që janë të dëmtuar, për të qëndruar të gjithë së bashku përpara këtij eventi që vlen sa një sezon i tërë.

Sigurisht që kur bëhet fjalë për të shkuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, vështirë se dikush do të tërheqë këmbën në një moment të rrezikshëm, ndonëse në duelin mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit janë shumë yje ata që rrezikojnë skualifikimin për duelin e radhës, në rast kualifikimit, nëse shohin përpara syve një karton të verdhë.

i

Më të frikësuar nga ky aspekt janë spanjollët, duket qenë se nëse kalojnë në “Etihad” mund të humbin për gjysmëfinalen e vajtjes një mes Bellingamit, Kamavingës, Kavahalit dhe Viniciusit. Ndërkohë, për skuadrën e Pep Guardiolës janë dy mbrojtës në rrezik pezullim, portugezi Ruben Diash dhe zvicerani Manuel Akanzhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"