ANALIZA/ 10 arsyet pse fiton Partizani në derbin e ditës së premte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 17:20

ANALIZA/ 10 arsyet pse fiton Partizani në derbin e ditës së premte

10 arsye pse fiton Partizani në derbin e ditës së premte: 

Partizani

1) Sepse vjen pas 2 fitoreve të thella. 7 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Psikologjikisht, më mirë se rivalët.

2) Sepse kryeson kampionatin me një lojë bindëse. Pas humbjes me Kastriotin ka shfaqur vetëm progres.

3) Ka lojtarë që bëjnë diferencën në çdo repart. Luftojnë mirë në grup dhe sakrifikojnë të gjithë në fushë.

4) Efekti “Daja”… Lojtarët e ndjekin trajnerin në idetë që ka, i besojnë dhe dora e tij duket në çdo detaj.

5) Është rikthyer Asani, lojtari që nuk e kishin kur humbnin duelet me bardheblutë vitin e kaluar.

6) Shënojnë të gjithë. Janë sulmi më i mirë i Superiores (10) dhe mbrojtja e dytë më e mirë (2).

7) Kanë marrë zemër nga problemet që ka hasur Tirana këtë sezon dhe nuk i shikojnë rivalët e përjetshëm aq të fortë sa 1 vit më parë.

8) U djeg ende dominimi i bardhebluve sezonin që shkoi dhe disfata 5-1 vazhdon t’ua prishë humorin. Pak ndjenjë hakmarrjeje është motivuese.

9) Fizikisht janë mirë. Përtej Braunit me COVID dhe faktit që kanë një grup disi të limituar, sërish kanë treguar një gjendje atletike të admirueshme.

10) Sepse janë Partizani… Kur nisin të fitojnë derbin, duhen vite për t’i ndalur…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"