Altin Hoxha i bashkohet Teutës për… stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2015 | 16:44

Altin Hoxha i bashkohet Teutës për… stërvitje

Altin HoxhaAltin Hoxha, ish-mesfushori i Teutës, po kryen stërvitje me ekipin durrsak prej dy javësh pas problemeve që ka me dokumentacionin për të vazhduar karrierën në Serinë D në Itali.

Gjatë merkatos së verës, Hoxha nënshkroi një kontratë njëvjeçare me skuadrën e Fermanës. Duke qenë se për momentin ka mbetur larg skuadrës italiane, mesfushori u ka kërkuar drejtuesve të stërvitet përkohë- sisht pranë Teutës, në mënyrë që të mos humbasë formën e tij fizike. Ai i ka kërkuar si nder presidentit Hasanbelliu, si dhe trajnerit Magani, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së lojtarit.

“Jam pjesë e ekipit Fermana, i cili militon në Serinë D dhe është ndër pretendentët për t’u ngjitur në një kategori më lart. Jam ambientuar shumë mirë me skuadrën dhe me drejtuesit, të cilët gjej rastin t’i falënderoj, pasi janë sjellë shumë mirë më mua. Pres me padurim debutimin tim me ekipin italian, por mbetem në pritje të lejes së punës. Këtë ekip e shikoj si një trampolinë për karrierën time, pasi është një klub që ka potencialin për t’u ngjitur në “Lega Pro”. Shpresoj që të jap më të mirën time duke ua shpërblyer besimin që kanë pasur karshi meje drejtuesit e klubit dhe shokët e skuadrës. Ata po bëjnë të gjitha përpjekjet për të më afruar pranë skuadrës, në mënyrë që edhe problemet me dokumentacionin të zgjidhet sa më shpejt. Për këtë gjë i falënderoj shumë”, u shpreh për “Panorama Sport” mesfushori Altin Hoxha, i cili nuk lë pa falënderuar edhe drejtuesit durrsakë, të cilët i dhënë mundësi që të përgatitet me Teutën.

Përgatiti: Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"