Alegri e dëshiron si zëvendësuesin e Vlahoviç, Arsenali i shpall luftë “Zonjës” për sulmuesin e Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2022 | 16:55

Alegri e dëshiron si zëvendësuesin e Vlahoviç, Arsenali i shpall luftë “Zonjës” për sulmuesin e Atletikos

Te Juventusi duan një zëvendës Vlahoviç dhe bardhezinjtë e Atletikos me shumë mundësi mund të flasin më hapur se kurrë për Moratën më datë 7 gusht, kur është në plan edhe miqësorja e tyre në Izrael.

morata

Gjithsesi, deri në këtë datë ndoshta për bardhezinjtë dhe trajnerin Masimiliano Alegri që e kërkon ta ketë me çdo kusht spanjollin mund të jetë shumë vonë, pasi Arsenali sivjet është i shfrenuar në merkato dhe ka përgatitur edhe 25 milionë paund si ofertë të parë për 29-vjeçarin.

Kjo shumë për momentin është shtyrë pas nga drejtuesit e klubit spanjoll, me shpresën se ata do të presin deri në fund një sulm të Juventusit, edhe pse nga Torino kanë nënvizuar se nuk duan që të shkojnë përtej 25 milionëve, shifër kjo që është më e ulët edhe sesa ofron Arsenali. Mbase, edhe vetë Morata duket se pas largimit nga Torino i ka humbur shpresat për të qenë sërish pjesë e Juves dhe mund ta pranojë “Topçinjtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"