“Akoma nuk mendojmë për “Final Four””, Gvozdenoviç: Nuk e mendonim se do shënonim aq shpejt, por merituam gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 16:12

“Akoma nuk mendojmë për “Final Four””, Gvozdenoviç: Nuk e mendonim se do shënonim aq shpejt, por merituam gjithçka

Skënderbeu me dy fitoret radhazi në kampionat është larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit e tashmë mund të mendojë më qetësisht për më lart. Por trajneri Ivan Gvozdenoviç mendon se skuadra duhet të marrë gjërat me radhë, ndonëse vlerëson paraqitjen që bënë lojtarët e tij në fitoren 3-0 ndaj Erzenit.

bandicam 2024-02-17 15-57-41-313

“Nuk mendojmë për “Final Four” akoma. Edhe kundër Kukësit, edhe sot, ishte shumë e rëndësishme dhe stresuese. Sot dolëm mirë, luajtëm shumë mirë, bravo çunat dhe për stafin tim, se jemi përgatitur shumë mirë. Jemi të gjithë bashkë shumë të kënaqur.

Ky është sinjal pozitiv se sot ishim pa katër lojtarë. Ata që hynë tregojnë që ‘jemi gati profesor’, treguan sinjal pozitiv dhe kjo është shumë mirë se tani të mërkurën kemi një ndeshje të fortë ndaj Dinamos, pastaj kemi Partizanin. Kemi akoma shumë punë përpara.

Sot ishim pak edhe me fat se shënuam shpejt, e nisëm ndeshjen mirë. Por merituam gjithçka se kontrolluam shumë mirë. Patjetër nuk ishim gati që do shënojmë shumë shpejt, por ky është futbolli, ishte e mirë për ne e ishim më të qetë.

Rezultati 2-0 është shumë i vështirë dhe unë si trajner ishim shumë të përqendruar që të mos rrimë mbrapa, të vazhdojmë e sulmojmë, të kërkojmë edhe golin e tretë. Kisha 2-3 lojtarë të freskët nga pankina, ishim me mendim vetëm të shënonim më shumë. Se kishte shumë hapësira se Erzeni hapi pak lojën, kërkonin golin dhe rrinte hapësira mbrapa. Ndaj ishsim përqendruar e do të vazhdojmë”, tha për ”MCN”  Gvozdenoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"