Agustin Kola kritikon Lilën: Jo çdo gjë ështe lek, te shoqata jote duhet te paguash….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 12:00

Agustin Kola kritikon Lilën: Jo çdo gjë ështe lek, te shoqata jote duhet te paguash….

Legjenda e Tiranës, Agustin Kola, ka sulmuar kryetarin e Sindikatës së Futbollistave, Andi Lila, i cili është njëkohësisht edhe futbollist i 24 herë kampionëve të vendit.

kola

Nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”, Kola, ka kritikuar hapur ish-futbollistin e Kombëtares, i cili sipas tij e ka mendjen vetëm te paratë.

Agustin Kola

POSTIMI I AGUSTIN KOLËS:

Dy fjalë për ish futbollistin, tashmë sindikalist, Andi Lila

I dashur Andi, jam gëzuar shumë kur mësova muaj më parë nismën tënde për krijimin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Besoja shumë që do të ngrije zërin mbi shumë problematika të mëdha që mungojnë te ta, që nga kushtet e stërvitshmërisë e deri te ana financiare. Më vjen shumë keq të të them se nga dita e parë e deri më sot, i vetmi shqetësim i joti kanë qënë dhe mbeten paratë. Kështu filloi dhe rruga sindikaliste, si ato sindikalistë që kanë 30 vite që kujdesen vetëm për PARE. Aktiviteti jot i parë më la një shije të hidhur. Pasi more stadiumin pa paguar asnjë kacidhe dhe le jashtë skuadre emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, premtove që do të ndihmoje të dëmtuarit nga tërmeti. Kë ndihmove? Premtove transparencë dhe nuk dimë akoma sa lek mblodhe, sa shpenzove, kë ndihmove. E ke nisur keq i dashur Andi.
Puna jote e parë me zemër sindikalisti tregoi fare mirë se ti nuk e paske në plan ti ndihmosh futbollistët. Po prisja mos kisha gabuar në nuhatje dhe doja të të jepja kohë tmë thoje që kam nuhatur keq, por e vërtetova pak ditë më parë. Një miku im më tha se një lojtar i Kategorisë së Parë për tu antarsuar te Sindikata jote duhet të paguajë 250 mijë lek. Unë i dashur Andi mendoj se jo çdo gjë është lek, lek, dhe vetëm lek. Problemet e futbollistëve dhe përfaqësimi i tyre duhet bërë edhe pa paguar lek për tu bërë antar nderi në Sindikata që punojnë për lekë.
Bëhu i besueshëm i dashuri Andi dhe besoj se në atë moment do të të marrin seriozisht. Agustin Kola ka qënë gjithmonë i drejteperdrejtë dhe nuk është përdor nga njeri.

Kola

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"