Agiare “ngushëllon” Harmonin, Duro thyen tersin. Ja pikantet e Apolonia-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2021 | 23:03

Agiare “ngushëllon” Harmonin, Duro thyen tersin. Ja pikantet e Apolonia-Laçi

Laçi mori një fitore të rëndësishme në fundjavë, teksa mposhti minimalisht në transfertë Apoloninë. “Panorama Sport” ju sjell më poshtë pikantet e sfidës së zhvilluar në “Loni Papuçiu”.

Apolonia-Laci

* Në Fier e kanë ndjekur skuadrën e tyre jo pak tifozë kurbinas, të cilët e kanë përkrahur fort Laçin. Nga ana tjetër, tifozët fierakë e kanë braktisur prej kohësh Apoloninë, për shkak të ecurisë negative.

* Kjo ishte fitorja e parë e Shpëtim Duros si trajner i Laçit, në tri përballje me Apoloninë. Në dy ndeshjet e mëparshme, fierakët patën fituar 1-0 në “Loni Papuçiu” dhe barazuan 1-1 në Laç.

* Rikthehet në “Loni Papuçiu” pas disa javëve mungesë presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima.

*Ka pasur masa të forta të protokollit sanitar këtë herë, duke u respektuar numri i lejuar i shikuesve në stadium.

* Tabela elektronike nuk punon, teksa gjyqtari i katërt Laver Alla kërkon të akordojë minutat shtesë të pjesës së parë.

* Pjesën e dytë, portieri Sherri del i pari në fushë dhe fillon të stërvitet nga homologu i tij në stol, Edmir Sali. Fill pas tyre del në fushë trajneri Shpëtim Duro.

* Pas shënimit të golit, në shumë raste, kapiteni Ingjatoviç ka motivuar në shqip shokët e tij të skuadrës: “Forca, hajde, hajde!”

* Tifozët e Laçit kanë qenë aktivë, madje duke e trysnuar shpesh skuadrën e tyre, duke kërkuar golin e dytë. Pjesën e dytë, trysnia e tyre është rritur edhe ndaj gjyqtarit, për çdo vendim që kryesori Xhaja merrte.

* Në kohën e zëvendësimeve të trajnerit Duro, një tifoz kurbinas i drejtohet Zulfiut, që do të zëvendësohej nga Arbër Deliu: “Avash, o avash, pse nxiton?”, ndërsa në minutën e 86-të, i njëjti tifoz i drejtohet Harmonit, i cili nuk kupton shqip: “O Harmon, avash, ore, se nuk të jep karton ai, të rr… leshtë”.

* Në përfundim të ndeshjes, Benjamin Agiare ka shkuar të takojë sulmuesin Harmon, i cili pati një problem fizik dhe po rrinte i ngujuar në pankinë pas zëvendësimit. Agiare dhe Harmon janë larguar të dy së bashku duke biseduar drejt dhomave të zhveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"