Ademi u premtoi zgjidhje lojtarëve , Këshilli Bashkiak i Shkodrës vihet në lëvizje. Thirret Asambleja e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 14:38

Ademi u premtoi zgjidhje lojtarëve , Këshilli Bashkiak i Shkodrës vihet në lëvizje. Thirret Asambleja e Vllaznisë

Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të mbledhë ditën e premte në orën 10:00 Asamblenë e Përgjithshme të klubit Vllaznia pas situatës së nderë disaditore të krijuar në klubin shkodran për shkak se lojtarët nuk janë paguar prej 4 muajsh.
unnamed (1)
Pas arritjes së marrëveshjes së mirëkuptimit mes lojtarëve kuqeblu dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia njoftoi publikisht se ditën e premte do të mblidhet Asambleja e klubit Vllaznia.

Përpara mediave ajo premtoi se nëse paraqiten sipas kritereve pasqyrat financiare, atëherë do të miratohet buxheti i vitit 2020 për Vllazninë.

“Nëse na i sjellin ashtu siç i kemi kërkuar pasqyrat financiare dhe buxhetin e rishikuar, padiskutim që Këshilli Bashkiak do ta miratojë buxhetin për Vllazninë”, deklaroi Kadia.
4
Ditën e sotme, lojtarët e Vllaznisë nën drejtimin e zv/trajnerit Safet Osja kanë nisur përgatitjet për kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"