Humbja e thellë ndaj Vllaznisë, Gvozdenoviç ndëshkon Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 10:35

Humbja e thellë ndaj Vllaznisë, Gvozdenoviç ndëshkon Skënderbeun

Skënderbeu ndryshon plan për përgatitjet në mbyllje të fazës së dytë të kampionatit.

ytukijl

Edhe pse prej kohësh flitej që korçarët pas ndeshjes së fundit të këtij viti do të merrnin pushimet për t’u rikthyer në ditët e para të 2024, gjithçka ka ndryshuar për sa i përket programit. Ekipit i janë dhënë vetëm dy ditë leje nga ana e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Në të tilla kushte trajneri bardhekuq pret të gjithë lojtarët pa përjashtim ditën e sotme në seancën stërvitore të njoftuar sipas një programi të mirëmenduar. Ndaj, prej së martës e deri në 30 dhjetor bardhekuqtë do të punojnë normalisht me seanca stërvitore dhe program të detajuar dhe specifik për të mbyllur kështu vitin 2023. Më tej lojtarët do të kenë vetëm 5 ditë pushimi dhe do të rikthehen në grumbullim në datën 4 janar për të filluar fazën përgatitore të periudhës dimërore. Një ndryshim programi që është vendosur si një ultimatum nga kryepankina korçare që duket se pas festës së Krishtlindjes do të rikthehet sërish në Korçë për të punuar me ekipin.

KONTRATAT – Janari vjen edhe me një numër të madh dilemash te Skënderbeu, teksa janë disa lojtarë që përfundojnë kontratën e tyre me klubin bardhekuq dhe duan të rishikojnë marrëdhëniet me drejtuesit kjo edhe për shkak të hapësirave të pakta që kanë pasur gjatë këtij sezoni. Janë tre futbollistë, të cilët kanë kërkuar një takim me presidentin Takaj dhe tema e bisedës do të jetë mundësia e largimit nga ekipi, edhe pse janë në kontratë. Kjo për një arsye të thjeshtë, që sipas futbollistëve lidhet me mundësitë e pakta për aktivizim dhe me sa duket ata nuk e duan këtë situatë, pra që të qëndrojnë në stol. Në fakt janë futbollistë të rinj, të talentuar, por edhe me pretendime për më shumë minuta lojë në këmbët e tyre. Gjatë këtyre dy fazave ata janë aktivizuar shumë pak dhe do të shikojnë mundësinë te ndonjë ekip tjetër që u jep mundësi titullari. Pritet që ditët e para të janarit të kenë një punë të ngjeshur sa u përket bisedimeve teksa Takaj duket i vendosur që të ruajë grupin të paktën deri në fund të sezonit.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"