11 vite te Tirana, Doka: Për ndeshjet e vogla s’kemi premio, ja pse nuk rinovova me bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 19:51

11 vite te Tirana, Doka: Për ndeshjet e vogla s’kemi premio, ja pse nuk rinovova me bardheblutë

Albi Doka ishte një nga lojtarët më të dalluar të Tiranës në sfidën e sotme ndaj Bylisit. Ky do të jetë sezoni i fundit për të me fanellën bardheblu, pasi ka firmosur parakontratë me klubin kroat të Goricës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Gol”, Doka u shpreh:

Doka

“Egbo më ka dhënë shumë besim, mua dhe shumë djemve të tjerë të rinj. Do fitojmë Kupën dhe kampionatin.  Edhe Ahmataj na ka dhënë besim. Unë kam qenë i dëmtuar kur ai erdhi në stol.

Pavarësisht ndeshjeve të parë që ne na akuzuan shumë, iu treguam të gjithëve që kjo ishte Tirana dhe ia dolëm me sukses. Kam 11 vite me fanellën e Tiranës.

Rinovimi? Unë kam pasur shumë dëshirë të firmosja me Tiranën, por kisha ofertë nga jashtë, edhe dëshira ime ishte të vazhdoja karrierën jashtë.

Shyqyr po kalojmë një formë të mirë. Gjëja më e bukur që dua para se të iki është të fitoj kampionatin dhe Kupën. Për ndeshjet e vogla nuk kemi premio. Për ne si Tirana që jemi e vogël është, gjithmonë duhet të jemi në finale. Do më mungojë stema që kam këtu, ngjyrat bardheblu, sepse këtu jam rritur, do të mungojnë shumë” , u shpreh Doka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"