Arsenali kërkon lojtarin e Real Madridit, lajm i mirë për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2019 | 20:00

Arsenali kërkon lojtarin e Real Madridit, lajm i mirë për Milanin

Pas një sezoni të dobët, drejtuesit e Arsenalit po mundohen të përforcojnë skuadrën për sezonin tjetër.dani sebajos

Sipas mediave angleze , Arsenali i ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh, Real Madridit për Dani Sebajos. Unai Emeri e pëlqen shumë lojtarin spanjoll dhe e dëshiron në skuadrën e tij. Mirëpo nga kjo mund të përfitojë Milani, i cili është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Lukas Torreira.

Një transferim i mundshëm i Sebajos tek “Topçinjtë” do të bënte që drejtuesit , të mos e shikonin si të pashitshëm uruguaianin, duke qenë se ia kanë gjetur zëvendësuesin. Gjithashtu , anglezët do të ulnin pretendimet për mesfushorin e tyre, duke bërë që të arrihej një marrëveshje me Milanin.lucas_torreira_arsenal_4_tottenham_2_premier_league_gettyimages-1067598590

Trajneri Xhiampaolo e pëlqen shumë ish-lojtarin e tij , dhe shpreson që sezonin e ardhshëm ta ketë përsëri nën urdhrat e tij. Kuqezinjtë kanë bërë një ofertë , 8 milionë euro për një huazim 2-vjeçar, dhe detyrim blerje për 25 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"