“Juventus boll me polemika, Zeman bën gjykime personale!”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 13:42

“Juventus boll me polemika, Zeman bën gjykime personale!”

Drejtori i përgjithshëm i Romës, Franko Baldini, është përpjekur që të mbyllë sherrin e radhës midis teknikut Zdenek Zeman dhe klubit bardhezi. “Ky është një opinion personal dhe si i tillë duhet që të konsiderohet si legjitim, i ardhur nga një pyetje e thjeshtë, që mori një përgjigje të thjeshtë. Por, fjalët e thëna të përdorura keq sollën një polemikë të kotë”, – tha Baldini për teknikun e tij verdhekuq. Ky i fundit u shpreh se Antonio Konte nuk duhet ta stërvisë ekipin, derisa është pezulluar me 10 muaj nga të gjitha aktivitetet sportive. “Sapo pamë në Olimpiadë sesa bukuri është i aftë që të dhurojë sporti. Bukuri që klubi i Romës nuk dëshiron që ta prishë. Pasi ne kemi arritur që të gjejmë diferencën e madhe mes rregullores dhe vendimeve disiplinore me gjykimet dhe opinionet personale të një individi, ne urojmë për të gjithë një kampionat të suksesshëm”, – vazhdoi drejtuesi i klubit kryeqytetas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"