ZYRTARE/ Vllaznia afron një nga ekspertët e Superiores, plotëson dëshirën e tretë të Martinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2025 | 18:39

ZYRTARE/ Vllaznia afron një nga ekspertët e Superiores, plotëson dëshirën e tretë të Martinit

Esin Hakaj është prezantuar te Vllaznia. Mbrojtësi rikthehet në Shkodër, pasi mbylli aventurën me Elbasanin.

vllaznia

Vllaznia blindohet kështu në mbrojtje, pikërisht me 28-vjeçarin që është një ekspert i Superiores. Më parë, përveç Elbasanit ka luajtur në elitë edhe me Teutën dhe Partizanin.

Gjatë karrierës së tij, Hakaj ka fituar një herë Superkupën dhe një herë tjetër Kupën e Shqipërisë. Mbrojtësi i krahut të majtë mund të quhet dëshira e tretë e plotësuar për Martinin, të cilit më parë i janë bashkuar në skuadër edhe Arsid Kruja me Aleksandër Kuron.

Njoftimi i Vllaznisë:

“ESIN HAKAJ RIKTHEHET NË SHTËPI. KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka rikthyer në skuadër një tjetë futbollist- produkt të saj. Mbrojtësi Esin Hakaj pas një sezoni me AF Elbasani, do të jetë sërish i veshur me fanellën kuqeblu në sezonin e ri. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde”, shkruan Vllaznia.

PANORAMASPORT.AL