ZYRTARE/ Vjen prezantimi i Jurgen Bardhi, mesfushori nuk surprizon dhe firmos kontratë 1-vjeçare  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 19:01

ZYRTARE/ Vjen prezantimi i Jurgen Bardhi, mesfushori nuk surprizon dhe firmos kontratë 1-vjeçare  

Jurgen Bardhi është prezantuar nga Van Spor siç edhe pritej. Mesfushori me tipare sulmuese do të mbetet kështu në Ligën e Parë turke, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Umranijespor.

1200-630-1720030180xjurgen-bardhi-338

“Klubi ynë ka arritur marrëveshjen për një kontratë 1-vjeçare me mesfushorin Jurgen Bardhi. I urojmë Jurgen Bardhit një sezon të suksesshëm nën fanellën e Vansporit dhe shpresojmë që kjo marrëveshje të jetë e mbarë si për klubin tonë, ashtu edhe për futbollistin tonë”, shkruhet në prezantimin e Bardhit.

28-vjeçari kishte mbetur pa ekip. Kujtojmë se prej pesë vitesh është pjesë e futbollit turk.

Bardhi luante vetëm me Partizanin në Shqipëri. Van Spor ndërkohë është pjesë e kategorisë së dytë turke që nga sezoni i kaluar. Për klubin mbetet arritje që po qëndron në këtë nivel për dy sezone radhazi.

Screenshot 2026-07-27 184216

Jurgen Bardhi te Partizani? Zbulohen prapaskenat me ish-fantazistin e “demave”

PANORAMASPORT.AL