ZYRTARE/ U pezullua me 10 ndeshje për fyerje raciste, talentin që ka veshur në 21 duele fanellën e ekipeve Kombëtare prezantohet te… Vora
Vora nuk ka të ndalur në merkato, teksa së fundmi ka prezantuar mesfushorin 18-vjeçar, Klaus Kashari, cili ka kaluar në të gjitha nivelet e përfaqësueseve kuqezi, duke nisur nga ekipi U-15 i Shqipërisë e deri tek U-19, ku ka zhvilluar plot 21 ndeshje me fanellën kuqezi.
Klausi është produk i akademisë Sh.S Pepa të Elbasanit, nga ku më pas u transferua te Sampdoria U-17, Imolese U19 dhe së fundmi ishte pjesë e Feralpisalos.
Në dhjetor të vitit 2024, Kashari u bë protagonist i një episodi të pakëndshëm në Itali. Ai u ndëshkuar me një pezullim afatgjatë prej 10 ndeshjesh pas një fyerje raciste kundër një rivali të tij në ndeshjen ndaj Sudtirol.
Tashmë ky moment ka kaluar me 18-vjeçarin që ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL













