Postuar: Korrik 5, 2025 | 22:06
ZYRTARE/ U largua nga Partizani, sulmuesi rikthehet dhe firmos me klubin që do të luajë në Champions
Dmitri Padstrelau ishte një nga largimet e Partizanit në këtë merkato vere. Sulmuesi nuk ka qëndruar gjatë pa ekip, pasi është zyrtarizuar te Dinamo Minsk.

Kampionët e Bjellorusisë e prezantuan dje 26-vjeçarin, që qëndroi për pesë muaj te Partizani. Dinamo Minsk do të luajë në turin e parë të Ligës së Kampioneve, pikërisht përballë Ludogorest.
Kujtojmë se Padstrelau u aktivizua në 21 ndeshje me Partizanin. Gjatë kësaj kohe shënoi dy gola. Ndërkohë sulmuesi i krahut të majtë e ka një rikthim te Dinamo Minsk. Para se të firmoste me Partizanin ishte pjesë e tyre.

PANORAMASPORT.AL













