ZYRTARE/ Tronditet Partizani, Gega jep dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2025 | 23:35

ZYRTARE/ Tronditet Partizani, Gega jep dorëheqjen

Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen nga Partizani. Klubi i kuq njofton vendimin e trajnerit tropojan, i cili është pranuar nga presidenti Demi. 

gega

Largimi vjen disa ditë pas eliminimit në Europë nga Kalju. “Demat” mbeten kështu pa trajner vetëm 1 muaj para fillimit të kampionatit.

Njoftimi i klubit: 

“FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”.

PANORAMASPORT.AL