ZYRTARE/ Transferim surprizë, Vllaznia përforcohet sërish në rrugën drejt titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2025 | 22:39

ZYRTARE/ Transferim surprizë, Vllaznia përforcohet sërish në rrugën drejt titullit kampion

Vllaznia ka prezantuar Jasmin Celikoviç. Ky transferim surprizë për të tetorin shton forcat në prapavijë, pikërisht për qendrën e mbrojtjes.

Screenshot 2025-10-02 163812

26-vjeçari është nga Bosnjë Hercegovina, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Koper të Sllovenisë. Kontrata është firmosur 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe një tjetër vit.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është bërë edhe futbollisti Jasmin Celikovic. Ai luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, është 26 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe të njohura teksa së fundi ka qenë pjesë e sllovenëve të FC Koper.

Jasmin ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër”.

PANORAMASPORT.AL