Postuar: Shkurt 7, 2026 | 13:13
ZYRTARE/ Transferim i papritur pas largimit si kapiten i Tiranës, Dembele i bashkohet Dinamos
Mahamadu Dembele i është bashkuar Dinamos në Uzbekistan. Zyrtarizimi erdhi sot për ish-lojtarin e Tiranës, që te bardheblutë mbajti edhe shiritin e kapitenit.

26-vjeçari u largua si i padëshiruar nga Tirana. Aty ku kontribuoi për 48 ndeshje, që nga vera e vitit 2024.
Mbrojtësi e ka eksperiencën e parë jashtë Europës. Klubi i Dinamos në Uzbekistan luan në elitë.
PANORAMASPORT.AL













