ZYRTARE/ Tirana pa rival në merkaton e janarit, prezanton ish-lojtarin e Edi Rejas në Seria A
Tirana është pa rival në merkaton e janarit të Superiores. Sot është prezantuar Anton Kresiç, i cili iu bashkua menjëherë pjesës tjetër për përgatitjet anti-Flamurtari.

29-vjeçari është produkt i Atalantës ndërsa ka provuar të jetë edhe në stol në Seria A, pikërisht me trajner Edi Rejan. Kulmin e pati në vitin 2024 ku kartoni i tij vlerësohej 1.3 milionë euro në tregun e “transfermarkt”.
I lindur në Gjermani, por me origjinë nga Kroacia, qendërmbrojtësi pritet të fitojë menjëherë vendin e titullarit në skuadër. Transferimi i radhës i bujshëm te Tirana ndërkohë me shumë gjasa do të jetë i Visar Bekajt.
Njoftimi i Tiranës:
“Anton Kresic është emri më i ri që i bashkohet klubit tonë.
Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin dhe është prezantuar me ekipin dhe stafin teknik, duke nisur menjëherë punën me skuadrën.
Mirë se erdhe, Anton!”
PANORAMASPORT.AL













