ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet, bardheblutë prezantojnë mesfushorin boshnjak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2026 | 21:06

ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet, bardheblutë prezantojnë mesfushorin boshnjak

Tashmë është zyrtare, Rijad Kobiljar është lojtari më i ri i Tiranës. Ka qenë vetë klubi bardheblu që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka zyrtarizuar mesfushorin.

zyrtare

Kobiljar vjen në kryeqytet pas eksperiencës së mbyllur në Turqi me Sakarjaspor në Ligën e Parë turke. 29-vjeçari boshnjak numëron 17 paraqitje në këtë sezon me Sakarjaspor. Në karrierën e tij numëron po ashtu dy tituj kampion. Fillimisht në sezonin 2016-17 me Zrinjski Mostar dhe një edicion më vonë te Olimpija Ljubjana në Slloveni. Lojtari vendoset në dispozicionin e trajnerit Ardijan Nuhiju, ndërsa në prag janë dy ndeshje derbi. Fillimisht me Dinamon në Kupë dhe më pas ndaj Partizanit për kampionat.


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL