Postuar: Gusht 6, 2021 | 18:58
ZYRTARE/ Tirana mendon për të ardhmen, firmos kontratë 4-vjeçare me portierin e të rinjve
Tirana ka bërë një merkato mjaft cilësore këtë verë duke afruar disa emra që kanë spikatur në Superiore, por dhe duke kthyer lojtarë si Ngo e ish-kapiteni Muça.

Por bardheblutë mendojnë dhe për të ardhmen. Ditën e sotme, Tirana ka nënshkruar me portierin Leon Kozi.
18-vjeçari është futbollist i dalë nga radhët e akademisë bardheblu dhe firmos kontratën e parë profesioniste me Tiranën. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit me anë të një postimi në ‘’Facebook’’.
Postimi i Tiranës
Leon Kozi ecën me hapa kampionësh!
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Leon Kozi. Portieri 18 vjeçar kalon nga Akademia e Futbollit Tirana drejt ekipit të parë dhe ka bindur stafin me talentin e tij se është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit. Talenti shtatlartë ka nënshkruar për 4 sezonet e ardhshme dhe prej kohësh vijon stërvitjen me skuadrën nën urdhërat e trajnerit të portierëve Alfred Osmani dhe stafit teknik. Mirëseerdhe Leon!
PANORAMASPORT.AL













