ZYRTARE/ Tedi Cara nuk është i vetëm nga Superiorja, klubi ukrainas firmos me ish-kampionin me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2025 | 18:25

ZYRTARE/ Tedi Cara nuk është i vetëm nga Superiorja, klubi ukrainas firmos me ish-kampionin me Tiranën

Klubi i Oleksandrias në Ukrainë vazhdon përforcimet për sezonin e ri, ku synon që të bëjë edhe më mirë si në kampionat ku ndoqi hap pas hapi Dinamon e Kievit që u shpall kampione, ashtu edhe në Europë. Skuadra ku bën pjesë Tedi Cara ka vendosur që të afrojë një tjetër emër të njohur të Kategorisë Superiore, më saktësisht një lojtar që është shpallu kampion në vendin tonë.

SnapInsta.to_269948879_3087638368151837_1993574438539462744_n

Tashmë klubit ukrainas i është bashkuar edhe mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Zhoselin Behiratçe, i cili ka një karrierë disavjeçare në Superiore. Mbrojtësi ka luajtur nga viti 2021, deri në vitin 2023, në radhët e Tiranës, me të cilën u shpall kampion.

Më pas, ai u transferua për një edicion te Dinamo dhe që nga vera e vitit 2024 te Sherif Tiraspol në Moldavi.

sdffdsfsdfdsfsdfds

Eksperienca në ekipin moldav zgjati vetëm një vit e tashmë Behiratçe është transferuar në Ukrainë si futbollist i lirë, duke firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin pjesë e të cilit është edhe Tedi Cara.

PANORAMASPORT.AL