ZYRTARE/ Te Partizani fitoi pagë rekord, ish-sulmuesi i Kombëtares nuk gjen qetësi! Ndryshon ekip në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2026 | 20:22

ZYRTARE/ Te Partizani fitoi pagë rekord, ish-sulmuesi i Kombëtares nuk gjen qetësi! Ndryshon ekip në Itali

Edgar Çani ishte pjesë e Partizanit në sezonit 2017/18. Asokohe u tha se sulmuesi përfitonte një pagë rekord, që e bënte më të paguarin në Superiore. Së fundmi, Çani i është bashkuar MCC Montegranaros në Itali.

edgar cani

Ish-sulmuesi i Kombëtares nuk po gjen qetësi në fundin e karrierës. Nga viti 2025, për të është klubi i tretë ku zyrtarizohet.

Thuajse gjithë karriera e Çanit është fokusuar në Itali. Nga Partizani ndërkohë largohej me kujtimin e 11 ndeshjeve ku gjeti dy gola, si dhe asistoi dy të tjerë.

PANORAMASPORT.AL