ZYRTARE/ Shënoi golin më të rëndësishëm të sezonit, Elbasani ndan rrugët me sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2025 | 10:58

ZYRTARE/ Shënoi golin më të rëndësishëm të sezonit, Elbasani ndan rrugët me sulmuesin

Elbasani ka njoftuar se janë ndarë rrugët me Amarildo Gjonin. Sulmuesi qëndroi kështu për një vit me verdheblutë.

elbasani

Gjoni preferohej si zëvendësues nga Gvozdenoviç. 25-vjeçari shënoi vetëm një gol në kampionat, që ishte edhe më i rëndësishmi i sezonit.

Elbasani luajti kundër Vllaznisë në javën e parafundit, dhe shkodranët po fitonin 0 me 1. Gjoni u aktivizua nga stoli dhe barazoi ndeshjen.

Ajo pikë ngjiti Elbasanin në vendin e katërt, që më pas u rifitua nga Partizani. Këto të fundit siguruan Europën përmes fitores në javën e fundit.

Screenshot 2025-06-19 105225

PANORAMASPORT.AL