ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, largim surprizë i sulmuesit nga klubi i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2026 | 22:03

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, largim surprizë i sulmuesit nga klubi i Superiores

Fatmir Prengaj ka vendosur ta mbyllë me Vorën. Me një njoftim surprizë, ishte vetë sulmuesi që tregoi për largimin e tij.

prenga

“Sot mbyll rrugëtimin me KF Vorën. Faleminderit presidentit i cili besoi tek unë!
Jam falënderues ndaj të gjithë çunave të ekipit gjithashtu dhe tifozëve të mrekullueshëm që më kanë suportuar gjithmonë. Ju uroj suksese në vazhdim. Faleminderit”, shkruan Prengaj.

Konsiderohet largim i papritur, pasi me lojtarët e tjerë është preferuar vetë njoftimi i klubit për raste të tilla. 25-vjeçari la pas një sezon të vështirë ku u rikthye nga dëmtimi.

Ishin nëntë paraqitje për të në pjesën e dytë të sezonit. Për shkak të minutave të pakta, nuk ia doli të tundë rrjetën.

Screenshot 2026-05-26 135009

PANORAMASPORT.AL