ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, ish-lideri i Tiranës largohet nga klubi turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2025 | 18:05

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, ish-lideri i Tiranës largohet nga klubi turk

Visar Bekaj ka mbyllur bashkëpunimin me Hatajspor. “Rrufe” në qiell të hapur nga ish-portieri i Tiranës që kishte kontratë të vlefshme deri në përfundim të sezonit.

Screenshot 2025-12-01 180506

“Faleminderit Hatajspor për këto dy vjet e gjysmë! Ka qenë një nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë skuadre të mrekullueshëm.

Falënderim i veçantë për tifozët dhe stafin teknik për mbështetjen gjatë gjithë kohës sime këtu. I uroj klubit gjithë të mirat për të ardhmen”, shkruan portieri i përfaqësueses së Kosovës.

28-vjeçari mbahet mend për eksperiencën në Shqipëri ku spikati te Tirana. Ky edicion në Turqi nuk po shkonte aspak mirë, pasi në 13 paraqitje numëronte 35 gola të pësuar. Vetë Hatajspor në Ligën e Parë turke mban vendin e parafundit.

PANORAMASPORT.AL