Postuar: Maj 27, 2025 | 14:10
ZYRTARE/ Përforcimi i parë i Egnatias, sulmuesi kalon nga një klub kampion te tjetri
Kastriot Selmani zyrtarisht ka mbyllur bashkëpunimin me Dritën. Sulmuesi është konfirmuar ndërkohë si përforcimi i parë i Egnatias.

Kështu Selmani kalon nga një klub kampion te tjetri. 25-vjeçari shton forcat në fazën ofensive për Edlir Tetovën, që të përgatisë skuadrën për kualifikueset e Ligës së Kampioneve.
“Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikeli ’74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët. Suksese në vazhdim Kaci dhe paç fat”, shkruan Drita në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL













