Postuar: Shkurt 8, 2026 | 23:23
ZYRTARE/ Olainka firmos te klubi i ri, rikthim i bujshëm pasi në Superiore kërkoi pagë rekord
Peter Olainka është zyrtarisht lojtar i APOEL. Për të është një rikthim i bujshëm në Qipro pas rreth 13 vitesh ku si talent provoi eksperiencën e parë me Jenicami.

Nigeriani u prezantua dje nga APOEL me një video përmes rrjeteve sociale. 30-vjeçari ishte po ashtu pranë Karagumruk në Turqi, por asgjë nuk u finalizua.
Olainka do duhet të fitojë formën e tij, ndërsa prej katër muajsh ishte pa ekip. Në Superiore mbahet mend për eksperiencat me Bylisin dhe Skënderbeun. Për të nuk pati rikthim në Superiore, ndërsa u raportua se kërkon një pagë rekord në krahasim me shifrat që përfitohen aktualisht.
PANORAMASPORT.AL













