ZYRTARE/ Nuk kanë fund dënimet për klubet shqiptare, vjen goditja e radhës nga FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2026 | 22:14

ZYRTARE/ Nuk kanë fund dënimet për klubet shqiptare, vjen goditja e radhës nga FIFA

Klubet shqiptare vazhdojnë të kthehen në shënjestër të dënimeve të FIFA-s për shkak të mospagesave të detyrimeve ndaj lojtarëve apo ish-lojtarëve të tyre të huaj. Prej kohësh, lista e dënimeve vazhdon e shtohet dhe me atë që është konfirmuar sot nga institucioni që komandon futbollin në botë, numri ka arritur në 20.

fifa

Dënimi më i fundit është ai i dhënë për Kastriotin, për të ciklin shkon në 3 numri i gjyqeve të humbura me pasojë bllokimin e merkatos. Krutanët kishin merkaton e bllokuar për dy raste mospagesash që në  vitin e kaluar dhe tashmë u është shtuar edhe një rast tjetër me saksionin përkatës nga FIFA që e ka bllokuar pa afat.

Paralelisht me Kastriotin, me merkato të bllokuar nga FIFA janë edhe Tirana, Vllaznia, Skënderbeu, Bylis, Oriku, Valbona dhe klubi i vjetër KS Luftëtari i cili aktualisht nuk është në aktivitet.

PANORAMASPORT.AL