ZYRTARE/ Një ditë pas finales së humbur, Vllaznia ndan rrugët me Tefik Osmanin
Vllaznia ka ndarë rrugët me Tefik Osmanin. Ky i fundit mbante postin e drejtorit sportiv, ndërsa fundi i bashkëpunimit vjen pas përfundimit të kontratës.

Klubi kuqeblu ka njoftuar vendimin për drejtorin spotiv, një ditë pas finales së humbur me Egnatian. Shkodranët u mposhtën 0 me 4 në “Arena Kombëtare”. Kështu Vllaznia e mbylli sezonin si nënkampione.
Osmani u afrua në nëntorin e vitit 2023, pasi kishte mbyllur bashkëpunimin me Tiranën. Në dy sezone radhazi, Vllaznia siguroi Final Four dhe pjesëmarrjen në Europë, por pa kaluar ture dhe pa fituar trofe.
Njoftimi zyrtar i Vllaznisë:
“KF Vllaznia bën të ditur se me mbylljen e sezonit, ka përfunduar edhe kontrata me drejtorin sportiv z.Tefik Osmani. Në këto rrethana, e falenderojmë për punën e bërë këto 18 muaj që ka qenë pjesë e klubit tone dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.
PANORAMASPORT.AL













