ZYRTARE/ Mbi 100 ndeshje me Partizanin, mbrojtësi “var këpucët në gozhdë”! Pjesë e historisë me Egnatian dhe Kukësin
Gëzim Krasniqi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare. Mbrojtësi që kaloi pjesën më të madhe të karrierës te Partizani dhe Besa, luajti në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për herë të fundit ishte pjesë e Ilirisë në Kategorinë e Parë. Krasniqi regjistronte mbi 100 ndeshje zyrtare te Partizani.
Trofetë ndërkohë i fitoi duke qenë pjesë e Egnatias dhe Kukësit. Me verilindorët ishte pjesë e skuadrës, që mori Kupën në sezonin 2018/19. Kavajasi e nisi karrierën pikërisht te Besa. Më pas numëronte paraqitje edhe me Erzenin, Bylisin, Flamurtarin, Kastriotin, Rabotnickin dhe Vushtrinë.
“Si çdo fillim e ka dhe një mbarim. Me këtë postim mbyll karrierën sportive duke falenderuar presidentë, tranjerë, kolegë,tifozë! Mirupafshim Superligë”, shkruan Krasniqi.

PANORAMASPORT.AL













