ZYRTARE/ Lumë transferimesh, klubi i Superligës së Kosovës prezanton 6 ish-futbollistë të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2025 | 14:45

ZYRTARE/ Lumë transferimesh, klubi i Superligës së Kosovës prezanton 6 ish-futbollistë të Superiores

Klubi i Superligës së Kosovës, Drenica ka prezantuar në rrjetet 12 afrimet në këtë merkato vere.

drenica

Mes tyre janë edhe futbollistë që kanë luajtur në Superiore. Anteo Osmanllari dhe Eneid Kodra te Partizani, Erisild Smaçi te Tirana, Indrit Prodani dhe Kristian Da Silva te Laçi që u rrëzua nga kategoria, Jeton Krasniqi ka qenë pjesë e Apolonisë kur ishte në Superiore.

NJOFTIMI

🔴⚫ ZYRTARE: TRANSFERET KUQEZI 2025/26
Familja e FC Drenica rritet!
Këta djem bashkohen në FC Drenica për një sezon plot ambicie, energji dhe fitore!
✍️ ALTIN VOJVODA
✍️ ANTEO OSMANLLARI
✍️ CHRISTIAN DA SILVA
✍️ ENEID KODRA
✍️ ERISILDO SMACI
✍️ GRANIT JASHARI
✍️ INDRIT PRODANI
✍️ JETON KRASNIQI
✍️ KENAN HAXHIHAMZA
✍️ KESLIN SHANI
✍️ RONALDO CHACON
✍️ TIAGO GOMES
Profilet & prezantimet e veçanta i publikojmë në ditët në vijim. 🙌
Shihemi në stadium të dielën.
❤️🖤Tifozë KUQEZI, me ju në tribuna dhe këta djem, çdo duel është fitore! 🔥🙌
Forca Drenica! ❤️🖤

PANORAMASPORT.AL