ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana rikthen ish-kapitenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2021 | 17:50

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana rikthen ish-kapitenin

Gentjnan Muça nuk do të jetë më futbollist i Prishtinës. Mbrojtësi kryeqytetas i ka dhënë fund aventurës me kampionët në fuqi të Kosovës, teksa është rikthyer te Tirana, duke konfirmuar lajmin ekskluziv të “Panorama Sport”.  Të dy klubet kanë dalë pak minuta më parë me një deklaratë për shtyp në lidhje me të ardhmen e Muçës.

GENTIAN MUCA

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi prishtinas ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me 34-vjeçarin, teksa nuk ka munguar dedikimi special për Muçën.

NJOFTIMI I TIRANËS: 

Përjetë bardheblu!
Gent Muça, rikthehet në kryeqytet dhe pas takimit me presidencën arriti dakordësinë për të qënë sërish pjesë e skuadrës. Ish zëvendës kapiteni aq i dashur për publikun dhe shokët e ekipit vjen në familjen e tij dhe shprehet i lumtur që do të luajë sërish për fanellën më të bukur në botë.

NJOFTIMI I PRISHTINËS: 

Gentjan Muça, kampion erdhi dhe si i tillë përfundoi aventurën e tij 1 vjeçare me Prishtinën.

Futbollisti nga Tirana, Gentjan Muça në prag të fillimit të edicionit të kaluar erdhi si përforcim nga klubi i futbollit Tirana nga Shqipëria tek skuadra jonë, për ti dhënë një shtytje shtesë FC Prishtina drejt rikthimit të titullit kampion pas tetë vitesh.

Muça vinte si kampion dhe si i tillë përfundoi aventurën me ne, duke e përmbyllur ciklin e tij 1 vjeçar tek Prishtina pikërisht në ndeshjen ku klubi jonë shënoi arritjen më të madhe në historinë e vet në garat evropiane duke u kualifikuar në raundin e tretë të UEFA Liga e Konferencës.

Muça me Prishtinën u shpall kampion i Kosovës për edicionin 2020/2021 si dhe bashkarisht në arenën ndërkombëtare shënuam historinë e re të klubit tonë.

Klubi i futbollit Prishtina falenderon Gentin për profesionalizmin, korrektësinë, kontributin si dhe sjelljet e tij të shkëlqyera karrshi shokëve të tij futbollistë, stafit, drejtuesëve të klubit si dhe tifozëve tanë Plisat. Gentit, klubi jonë i dëshiron shumë fat dhe suksese në përvojat e ti të radhës në futboll si dhe në çdo sferë të jetës”, shkroi Prishtina në faqen zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"