ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2025 | 23:55

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton trajnerin e ri

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”! Roberto Bordin është trajneri i ri i Tiranës. Italiani pason Vangjel Milen pas vetëm 2 ndeshjesh nën drejtimin e bardhebluve. 

TIRANA

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimin në faqen zyrtare, ku pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri. Ndihmësi i Bordin te Tirana do të jetë Marko Veronese, i cili në të kaluarën ka qenë krahu i djathtë i De Biazit te Kombëtarja shqiptare.  

NJOFTIMI I KF TIRANËS:  

Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin.

Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.

Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë. 

I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese.

Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin. 

Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.

E mirëpresim Veronese dhe i urojmë suksese në punën e tij me ekipin bardheblu! 


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Tirana largon Milen pas dy javësh, vendos menjëherë për zëvendësuesin. Rikthehet ish-trajneri i Elbasanit

EKSKLUZIVE/ Ndihmësi i De Biazit në pankinën e Tiranës, bardheblutë bëjnë reformë të plotë pas Miles