ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton gardianin me eksperiencë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 22:28

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton gardianin me eksperiencë në Superiore

Angelo Tafas është zyrtarisht portier i Tiranës. Bardheblutë kanë konfirmuar lajmin e “Panorama Sport” duke prezantuar pak më parë gardianin që do të mbrojë portën e kryeqytetasve.

TAFAS

Portieri spikati me fanellën e Kukësit në elitën e futbollit shqiptar, duke qenë për shumë vite një nga portierët më të vlerësuar, ndërsa në sezonin e fundit veshi fanellën e skuadrës së Teutës.

REAGIMI

🧤 | Zyrtare: Angelos Tafas i bashkohet KF Tirana! 🔵⚪️
Klubi i Futbollit Tirana prezanton afrimin më të ri në radhët e saj – portieri Angelos Tafas.
Me një profil serioz dhe të konsoliduar në portë, Tafas vjen si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri, duke sjellë siguri, përvojë dhe karakter në prapavijën bardheblu. I njohur për refleksin e shpejtë dhe përqendrimin maksimal në momente kyçe, ai është gati të bëhet një mur i pakalueshëm përballë çdo kundërshtari.
Portieri 25-vjeçar ka zhvilluar një karrierë solide në Greqi dhe në Shqipëri, ndërsa tani sfida e radhës e pret në kryeqytet, aty ku pritshmëritë janë të mëdha – ashtu si historia jonë.
Mirë se erdhe në klubin më me shumë trofe në Shqipëri, Angelos Tafas!
Së bashku drejt sukseseve të reja!

PANORAMASPORT.AL