ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, plotësohet dëshira e Edi Martinit për futbollistin shkodran
Ballkani ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”, në lidhje me Elmando Gjinin. Mbrojtësi është huazuar te Vllaznia ku do të jetë pjesë ekipit për një sezon.
Shkodrani ka qenë një dëshirë personale e trajnerit Martini, i cili nga eksperienca që kanë pasur së bashku tek Teuta është shumë i bindur për cilësitë e 22-vjeçarit, qw për herë të parë do luajë në vendlindjen e tij.
Elmando Gjini aktivizohet në rolin e mbrojtësit të qendrës, por shpesh ka mbuluar edhe atë të mesfushorit para mbrojtjes. Si futbollist ai është zhvilluar në Suedi tek skuadra e Brojmma dhe Xhenoa në Itali. Teksa si profesionist ka luajtur tek Amora në Portugali, Teuta në Shqipëri dhe Ballkani në Kosovë.
REAGIMI
Të dashur tifozë,
Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me klubin KF Vllaznia për huazimin e futbollistit tonë Elmando Gjini.
Lojtari do të luajë në formë huazimi për një periudhë njëvjeçare tek klubi shkodran, gjatë sezonit 2025/26.
I urojmë Elmando Gjinit shumë suksese dhe zhvillim të mëtejshëm në karrierën e tij gjatë kësaj aventure!
PANORAMASPORT.AL













